SHKODËR/ Po ecte me biçikletë, kur ish dhëndrri e goditi me makinë

SHKODËR/ Po ecte me biçikletë, kur ish dhëndrri e goditi me makinë

216
0
Shares

Tentoi të vriste ish-vjehrrin e tij, duke përplasur me automjet, biçikletën me të cilën ai po lëvizte, në korsinë e dedikuar, kapet dhe vihet në pranga E. Ç., 48 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë një ditë më parë, në rrugën “Marin Biçikemi”, dyshohet se për motive të dobëta, me automjetin që drejtonte, ka përplasur me dashje biçikletën me të cilën po lëvizte në korsinë e dedikuar për biçikleta, ish-vjehrri i tij, shtetasi A. U., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi E. Ç. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY