Berisha thekson devijimet nga normaliteti i një samiti: U zhvillua pa flamuj...

Berisha thekson devijimet nga normaliteti i një samiti: U zhvillua pa flamuj kombëtarë sepse Putini i vogël nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës

43
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot samitin Ukrainë-Evropë Juglindore mbajtur në Tiranë duke theksuar faktin se Samiti u zhvillua pa flamuj kombëtarë. Kjo sepse Putini i vogël nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.

”Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë.

Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi.
Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël.
Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës.
Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës.
Kjo është një histori turpi për Edi Ramën.
Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin”, deklaroi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY