Arrestohet ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër

Arrestohet ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër

272
0
Shares

Është vënë më pranga nga policia ish-kreu i Kadastrës së Gjirokastrës, Florian Taçi.

Po ashtu është arrestuar edhe ish-bashkëpunëtori i tij në Kadastrën e Gjirokastrës, Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit F. T., 45 vjeç dhe A. M., 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar”, njofton policia e Gjirokastrës.

Policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent.

Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databaze online. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY