Mbledhja e kryesisë së PD, Flamur Noka i mëshon kërkesës për qeveri...

Mbledhja e kryesisë së PD, Flamur Noka i mëshon kërkesës për qeveri teknike

100
0
Shares

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi sot pas mbledhjes së kryesisë se opozita kërkon qeveri teknike ndëtsa theksoi se tashmë ka hyrë në një etapë të re, pas bashkimit që tregoi sipas tij në protestën e 20 shkurtit.

“Përkthimi i atij mesazhi është që ne do të zbresim në bazë, të gjithë do të zbresim të takojmë të gjithë qytetarët, pensionistët, fermerët, arsimtarët, mjekët, nëpunësit, të papunët, rininë. Do të jemi çdo ditë në kontakt me ta, për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzore dhe për ti dhënë një mundësi çlirimi gjithë kësaj energjie, që Shqipëria më në fund të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike, me një qeveri teknike dhe jo më, me një qeveri që është armike e votës së lirë”, tha Noka.

Në vijim Noka shpjegoi rëndësinë e largimit të Edi Ramës si drejtues dhe garant i skemave të manipulimit të zgjedhjeve.

“Pas datës 16 shkurt dhe sidomos pas datës 20 shkurt, shqiptarët nuk mund të pranojnë më kryeministër McGonigalin. McGonigali në SHBA u dënua për çështjen shqiptare. Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë, është që McGonigali shqiptar të largohet nga karrigia e pushtetit dhe ti hapë rrugë qeverisë teknike, që Shqipëria të ketë përfundimisht një qeveri përfaqësuese të shqiptarëve e jo të patronazhistëve dhe të krimit. Një qeveri e cila të ketë vetëm një synim, të ju mundësojë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të cilat i kanë munguar prej më se 10 vitesh këtij vendi, dhe pastaj për ti hapur rrugë edhe Shqipërisë të ecë drejt integrimit Europian, i penguar dhe i bllokuar nga krimi dhe korrupsioni i rilindjes”, shtoi Noka. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY