Pse ra Amnistia Penale, Gazment Bardhi tregon pazaret, Ulsi Manja thotë se...

Pse ra Amnistia Penale, Gazment Bardhi tregon pazaret, Ulsi Manja thotë se Basha kërkoi amnisti vetëm për të vetët

142
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se ligji për Amnistinë Penale dështoi për shkak se mazhoranca kërkoi të bënte pazare.

“Për shkak se nuk arritën dot pazaret e tyre, e tërhoqën ligjin e Amnistisë Penale. Jeni të qartë se nga një projektligj humanitar ku përfitojnë qytetarët e zakonshëm që ndodhen në burg apo procedohen penalisht, është shndërruar në një ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish, zyrtarë të korruptuar të kësaj qeverie. Tentuan edhe të mashtronin opinionin publik duke ia faturuar këtë opozitës. Çështja u sqarua, sot ju patë që u tërhoqën nga projektligji që e kishin miratuar nëpër komisione në mëyrë tërësisht jo transparente. Nuk mund të ketë kurrë një votim nga ana e deputetëve të PD-së.”, tha Gazment Bardhi.

Ndërkaq ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha ndër të tjera se Lulzim Basha kërkon amnisti vetëm për protestuesit e vet gjatë viteve 2018-2020 dhe jo për ata në vitet pasardhëse.

“Lulzim Basha ka kërkuar amnisti për të gjithë protestuesit 2018-2020, vetëm për ata të vetët. Ka kërkuar amnisti për shkatërrim prone me zjarr, shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës dhe shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse. E ç’lidhje kanë këta me protestën? Pyetja është shumë e thjeshtë, po për ata që protestuan më 8 Janar a do ketë amnisti? Që këtu janë të pandershëm, kompromentojnë parimet e amnistisë. Barazia para ligjit. Nuk mund të ketë amnisti për protestuesit 2018-2020 dhe jo amnisti për ata që kanë protestuar 2020-2024”, u shpreh Manja.

Ndër të tjera ai tha se mazhoranca nuk do një amnisti me vota të kushtëzuara.

“Nuk kërkojmë absolutisht votat e njërit grupim apo grupimit tjetër. Kërkojmë votat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë siç e ka pasur tradita sepse amnistia është akt mëshire i sovranit. Është në nderin e çdo deputeti që pasi të lexojë ligjin brenda atyre parimeve që ka amnistia të japë votën dhe është në nderin e çdo deputeti. Nuk mundet dhe nuk duam një amnisti me vota të kondicionuara”, tha Manja.

Amnistia penale nuk u votua sot pasi nuk u arritën 84 vota pas propozimit të deputetit të PS, Plarent Ndreca për të amnistuar edhe zyrtarët e dënuar për korrupsion sipas fashave përkatëse të përfitimit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY