BE zemërohet për ligjin që prek zonat e mbrojtura në Shqipëri, Rama...

BE zemërohet për ligjin që prek zonat e mbrojtura në Shqipëri, Rama u kthehet po me zemërim

93
0
Shares

Zyra e BE në Tiranë ka reaguar sot fill pas miratimit pa diskutim dhe transparencë të ligjit që kafshon zonat e mbrojtura në Shqipëri në favor të klientelës qeveritare që ndërton.

“Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.

Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.

Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, thuhet në një postim të zyrës së BE në Tiranë.

Fill më pas ka reaguar me hipokrizi por edhe mospërfillje ndaj shqetësimit evropian, kryeministri Edi Rama.

“100 % në një mendje me Bashkimin Europian!

Me vizionin Shqipëria2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura. Ndryshimet e sotme e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë.


Në hartën bashkëngjitur numri i parqeve kombëtare në vendet e rajonit tonë”, shkruan Rama teksa thekson se vendi ka 14 zona të mbrojtura. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY