Rama bën një ndryshim në qeveri, kush largohet nga detyra

Rama bën një ndryshim në qeveri, kush largohet nga detyra

426
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë një ndryshim në qeveri këtë të mërkurë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e qeverisë për largimin nga detyra të zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit, Albana Tole.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi:

Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”- thuhet në vendimin e qeverisë që mban firmën e kryeministrit Rama.

Tole mori detyrën e zv.ministres në këtë dikaster më 3 nëntor 2021, duke zëvendësuar në detyrë Oltion Rrumbullakun, i cili e ruante këtë detyrë që nga 11 dhjetori 2019.

Ende nuk është mësuar se kush do të jetë zëvëndësi i ri. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY