Nesër ligji për amnistinë mund të bllokohet në Parlament, si nisi debati...

Nesër ligji për amnistinë mund të bllokohet në Parlament, si nisi debati për të korruptuarit që përfitojnë

69
0
Shares

Ligji për amnistinë mund të bllokohet nesër në Parlament ndërsa PD ka vendosur të vijojë protestën e saj dhe të mos përfshihet në procedurat e Kuvendit dhe grupi i Bashës është deklaruar për mosprezencë gjatë votimit.

Në raport me Bashën ndërlikimi erdhi kur mazhoranca tentoi të përfshinte tek përfituesit edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO, thënë kjo dje në një deklarim të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dhe referuar tek amendanente të deputetit demokrat Bledion Nallbati. Por ky i fundit mohoi sot dhe publikoi amendamentin që kishte bërë duke theksuar se një propozim i tillë është bërë nga deputeti socialist Plarent Ndreca.

Pas mbledhjes së qeverisë, Manja deklaroi se nuk ka amnisti për të dënuarit nga GJKKO.

”Nuk ka amnisti nga ndjekja penale për asnjë nga çështjet dhe lënda që është sot në duart e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm me përjashtim të disa veprave të lehta që janë kundravajtje penale”.

Manja tha se amnistia ndahet në dy komponentë, amnisti nga dënimi dhe amnisti mbi ndjekjen penale.

“Nuk ka amnisti mbi ndjekjen penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe po gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka për të gjitha veprat penale që aktualisht janë në duart e prokurorisë apo sistemit gjyqësor dhe që dënohen deri në 2 vjet burgim, pra kundravajtje penale. Por edhe sa u takon kundravajtjeve penale, ka përjashtime. Nuk do të amnistohen nga ndjekja penale pavarësisht se janë kundravajtje veprat penale që kanë të bëjnë me nderin dhe dinjitetin e individit, apo me dhunën në familje, apo dhunën me bazë gjinore”,tha Ulsi Manja.

Ministri Manja këtë çështje ka pasur amendamente nga shumë deputetë. Një prej tyre sipas tij, ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnistia, por përfitojnë ulje të dënimit të përfshihen edhe kategoria e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme me vendim të formës së prerë.

“Argumenti i Komisionit dhe i deputetëve në Komisionin e Ligjeve ka qenë që nëpërmjet këtij rregulli të përgjithshëm dhe këtij parimi kushtetues të sigurohet neni 18, pika 1 e kushtetutës, barazia para ligjit sepse i njëjti i dënuar, i dënuar me të njëjtën vepër, me të njëjtën masë dënimi nga gjykata e juridiksionit të përgjithshëm i ulet me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë e të miturit, dhe i njëjti i dënuar për të njëjtën vepër me të njëjtën masë dënimi nuk përfiton nga ulja e dënimit thjesht dhe vetëm se është dënuar nga Gjykata e Posaçme. Më lejoni t’ju them amnistia është mbi dënimin dhe mbi veprat dhe nuk lidhet me kompetencat e gjykatës me të cilën është dënuar personi”, tha Manja.

Më tej ai sqaroi se “ekspertiza e Komisionit të ligjeve që kujdeset ky komision edhe për të siguruar parimet e tjera kushtetuese që lidhen me amnistinë dhe ku parimi i barazisë para ligjit është parim themelor kushtetues ne dhamë dakordësinë për këtë amendament. Por kjo nuk do të thotë se jemi refraktarë në këtë drejtim sepse qëllimi jonë ka qenë i qartë me draftin që kemi çuar në Komisionin e ligjeve”, shpjegoi ministri bga merret vesh qartësisht se nuk ka diferencim dhe përfitues janë edhe subjektet e vendimeve të GJKKO.

Lulzim Basha u shpreh se amnistia penale e miratuar nga PS-ja amniston zyrtarët e korruptuar dhe godet punën e drejtësisë.

“Dua ta bëj fare të qartë që PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të bëjë gjithçka brenda dhe jashtë vendit për të treguar dhe faktuar se kërcënimi kryesor ndaj avancimit të Reformës në Drejtësi dhe në luftën ndaj pandëshkueshmërisë sot është Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, u shpreh ai.

Ligji për amnistinë kalon me 84 vota ndërsa PS ka vetëm 78 vota bashkë me partinë e Tom Doshit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY