Aktori i njohur Mehdi Malkja: Shqipëria është e bërë, ne po e...

Aktori i njohur Mehdi Malkja: Shqipëria është e bërë, ne po e prishim. Më 20 shkurt të gjithë në protestë

51
0
Shares

Aktori i njohur Mehdi Malkja bëri thirrje sot të gjithë shqiptarëve për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita më 20 shkurt. Ai foli mënprotestën pranë shtëpisë së kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Ne jemi tek çapa e bukës, këtu jemi katandisur”, tha ndër të tjera aktori.

Fjala e aktorit: Doktor ne nga ana ime kemi një shprehje të urtë popullore: Nuk çan kokë rrapi se i bien gjethet. Tani që po vija dy persona po dialogonin dhe njëri tha, ‘Nuk më ngroh ky bashkimi’, unë nuk mund të rrija dhe i thash: “po mirë o po ndarja të ngroh ty’? Meqë jemi këtu, që të mos këtë nuk na ngroh kjo, deputetet duhet të vënë zemrën në tokë që të bashkohen bashkë.

Njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë. Edhe ai që dashuron, dashuron me zemër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i ndonjë partie, jam i ndeshmë shumë ndaj vendit tim, e dua shumë vendin tim. Se nuk ka ikur asnjëherë nga ky vend! (Përlotet) Se teoria e qelbur që qarkullon se ky vend nuk bëhet, por vendi është i bërë more ne po e prishim. Unë jam për zemrën, mos të mbajmë mërira. Ne duam dashuri për njëri-tjetrin, jemi pak për tu grindur.

Ne themi do vemi të hamë bukë, nuk themi do vemi të hamë darkë e drekë. Ne jemi tek çapa e bukës, këtu jemi katandisur. Jemi katandisur shumë mirë, tek buka. Po lërë edhe një muaj bukën se nuk vdes pa bukë, lëre dhe shko atje nga do që të jeni. Në datë 20 të tërë në protestë. Protestoni se nuk vdisni!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY