Shkatërrohet grupi me shqiptarë që trafikonte kokainë në Valencia

Shkatërrohet grupi me shqiptarë që trafikonte kokainë në Valencia

151
0
Shares

Policia spanjolle arrestoi 17 persona në një operacion për goditjen e një rrjeti kriminal të trafikut të drogës, që besohet se drejtohej nga shqiptarë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Valencia policia ka kapur 820 kilogramë kokainë dhe ka arrestuar 17 persona.

Mes të arrestuarve është edhe drejtuesi i këtij grupi kriminal.

Gjatë kontrollit të banesave luksoze janë gjetur 226 500 euro cash, tre aparate për zbulimin e GPS, si dhe janë sekuestruar 13 automjete. Hetimi për këtë operacion ka nisu në fillim të vitit 2023.

Policia spanjolle investigoi rrjetin e trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës si dhe për pastrimin e parave më pas.

Policoa bllokoi edhe  disa shtëpi luksoze dhe magazina industriale në pjesë të ndryshme të Valencias që organizata kishte në dispozicion.  a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY