PS drejt proporcionalit me prim. Çfarë ndodh nëse kjo kthehet në ligj.

PS drejt proporcionalit me prim. Çfarë ndodh nëse kjo kthehet në ligj.

139
0
Shares

Është zbardhur një pjesë e skenarit për të ndërhyrë në sistem të zgjedhjeve përmes modofikimeve brenda konceptit të proporcionalit rajonal.

Kre i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha në ABC News me Sokol Ballën se po mendojnë për primin.

“Sistemi me prim nuk është qasje pragmatike e PS, por një nevojë që Shqipëria duhet të ketë për stabilitet qeverisës. Ne jemi gati të miratojmë një formulë të vlefshme për zgjedhjet e radhës. Kjo bëhet edhe në limitet e kohës, nuk është që do ndryshojë sistemi”,tha Çuçi.

Çuçi tha se do ishin të gatshëm për disa zona elektorale, më pak sa 12 që janë sot.

Nëse i referohesh sistemit grek, nga 300 vende deputetesh ne Parlament, 50 deputetë vijnë nga Primi. Partia që merr 1 votë më shumë, automatikisht merr 50 deputetë më shumë duke i dhënë mundësi të qeverisë e vetme. Primi shpërblen fituesin por jo përmes votës por përmes një  bonusi produkt i logjit. Mbetet që të krijohet një sistem proporcional me 4 zona ose rajone. Ndërsa primi në Shqipëri do të përkthehet me 20 deputetë në tavolinë r fituesin e zgjeshjeve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY