Dibër, policja rrugore pikasi hajdutin në farmaci dhe e ndaloi

Dibër, policja rrugore pikasi hajdutin në farmaci dhe e ndaloi

225
0
Shares

Vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, falë reagimit në kohë të punonjëses së Policisë Rrugore, Patrullës së Përgjithshme dhe Shqiponjave kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit A.K., 19 vjeç, banues në Peshkopi.

Ky shtetas vodhi një shumë parash në banakun e një farmacie, por u konstatua nga një punonjëse e Policisë Rrugore dhe falë reagimit të menjëhershëm të Patrullës së Përgjithshme dhe të Shqiponjave u bë kapja dhe arrestimi i tij në flagrancë.  a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY