Berisha: Rama i tmerruar nga denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë...

Berisha: Rama i tmerruar nga denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë duke e vendosur në ‘arrest shtëpie‘

66
0
Shares

Rama i tmerruar nga denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë duke e vendosur në ‘arrest shtëpie, por krijoi me qindra e mijëra Sali Berishë të tjerë, tha kreu i PD, Sali Berisha në protestën e mbajtuar para apartamentit të tij ku mbahet i izoluar.

“Edi Rama i tmerruar nga fjala, denoncimet e Sali Berishës, mendoi të shpëtojë prej tij duke e vendosur atë në arrest shtëpie. Por krijoi me dhjetëra, qindra, mijëra Sali Berishë të tjerë të cilët e shndërruan në ‘rrugën e Shpresës’, rrugën e gjyqit publik të regjimit”, tha Berisha.

Ai tha se kjo është rruga e gjyqit publik të vjedhjeve të Edi Ramës dhe suitës së tij.
Rruga e gjyqit publik të lidhjeve të tij me krimin si dhe rruga e gjyqit publik vjedhjeve të familjarëve të tij, të pasurimit të familjes së tij, të 16-fishimit të të ardhurave duke shfrytëzuar karrigen e tij.

Berisha theksoi edhe skandalet shumëmilionëshe të qeverisë Rama si shpërdorimi dhe vjedhja me qindra milionë eurove me djegësat, me sterilizatorët të aferës prej miliarda euro të portit të Durrësit, të denoncimit dhe gjyqit publik për Edi Ramën, skandalin e tij ndërkombëtar me McGonigal.

Në vijim ai tha se Rama vijon të vjedhë pasi mbrohet nga SPAK që nuk e hetojnë atë.

“Edi Rama të mbron sot Altin Dumani, por bashkë me Dumanin do të të japim ndëshkimin më të rëndë që meriton”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY