“PengBasha punon për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të”

“PengBasha punon për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të”

69
0
Shares

PengBasha punon për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të. Kjo betejë është vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i narkokracisë, tha sot Berisha gjatë protestës para apartamentit të tij në Tiranë.

“Edi Rama vazhdon përpjekjet e tij prej përbindëshi kundër demokracisë në agoni.
Sot ai për reformën më të rëndësishme zgjedhor po shërbehet me veglën e tij, pengun e tij në mënyrë që të bëjë gjithçka për të rrëmbyer mandatin e zgjedhjeve të ardhshme.
Për çdo shqiptar sot është e qartë se cili është pozicioni i pengBashës. Më i turpshmi në historinë 32 vjeçar të pluralizmit.
Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët se po punon për ata, në një kohë kur ai po punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të.
Në këto kushte, beteja jonë merr edhe një rëndësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Por unë sot jam këtu për tu bërë thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të bashkohet me ju në këtë betejë, në këtë moment vendimtar për fatin e Shqipërisë. Kjo është kohë kthese”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY