KOMENT/ Edhe sot na bën krenarë Kongresi i Lushnjës, 104 vjet

KOMENT/ Edhe sot na bën krenarë Kongresi i Lushnjës, 104 vjet

103
0
Shares

Nga Saimir Mërtiri

Sot, 104 vjetori i çeljes se Kongresit te Lushnjes, i kesaj dite qe krijoi themele te verteta te shtetit shiptar, duke miratuar nje akt kushtetues me rendesi themelore. Na ben krenare kjo dite te gjitheve si shqiptare dhe ca me teper, neve si lushnjare. Burrat e kombit, jo me kot zgjodhen Lushnjen, pasi perveç te tjerash, zgjodhen vendin ku spikat bujaria, mikpritja, mençuria, fisnikeria dhe dashamiresia. Keto cilesi te larta u perçuan edhe brenda vete Shtepise se Kongresit nga firmetaret lushnjare patriote perkrah burrave te tjere te Kombit.
Sikurse pritej, Dita e Kongresit te Lushnjes, eshte bere shkak qe qendra e qytetit, ne kete 104 vjetor, te marre pamjen e nje qyteti ne feste qysh disa dite me perpara.

Kjo, patjeter eshte nje gje e mire, qe na gezon te gjitheve, pikerisht per vlerat historike qe ka shenuar ai Kongres, si nje nga ngjarjet me te medha dhe me me rendesi ne historine e shtetit shqiptar. Mirepo, nuk mundet qe, me festen e diteve te sotme, per hir te festes, te pranohet te mbulohet e verteta e djeshme e vete dites se Kongresit.
Aq me teper kur flamurtare te zellshem te festes, kane rastin te shfaqen sot, ata qe jane rreshtuar ne anen e persekutoreve dhe ekzekutoreve te shume prej pjesemarresve ne ate Kongres.

Me vendosjen pergjate bulevardit ne qender te qytetit, te portreteve te disa prej personaliteteve – firmetare te Kongresit te Lushnjes, nuk mund te zhbehet dot ajo qe eshte bere nga regjimi komunist, referuar dhe asaj çka ka shprehur me fakte, historiani Kastriot Dervishi: “ Ndonëse në thelb nuk ishte kundër kongresit, pasi e quante vepër të vegjëlisë e kundër “reaksionit” e “çifligarëve”, regjimi komunist vrau e burgosi shumë prej atyre që kontribuuan për këtë kongres.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY