Gjyqtarja merret në mbrojtje pas kërcënimit me jetë. Dyfishohen rojet për gjykatës...

Gjyqtarja merret në mbrojtje pas kërcënimit me jetë. Dyfishohen rojet për gjykatës e prokurorë

366
0
Shares

Nga 49 forca të Njësisë së Mbrojtjes së Veçantë që ruajnë prokurorët dhe gjyqtarët që kërcënohen nga krimi apo nga të korruptuarit, tashmë janë 103 persona. Njësia e blinduar që njihet ndryshe si RES, u propozua nga drejtori i përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku dhe u firmos nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Ndërsa prej sot do të ruajnë edhe një hjykatëse në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje gjyqtaren e e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, raporton gazetarja Anila Hoxha.

“Të nderuar! Para pak ditësh më është bërë me dije nga Kancelari i kësaj Gjykate që kundrejt meje, gjyqtares Arnsa Këlliçi, ka patur një kërcënim me jetë. Për këtë fakt unë nuk kam prova, por më është bërë me dije se ka një kallëzim të depozituar nga ana e Kancelarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Sot më datë 20.01.2024, më ka ardhur një letër kërcënuese, që me aq sa mund të deshifroj përmban kërcënime për mua, fëmijët e mi dhe familjen time. Unë nuk mund të atestoj në asnjë moment për vërtetësinë e kësaj letre. Thënë kjo, për çdo eventualitet, unë kërkoj një mbrojtje të posaçme, për aq sa ju e shihni të nevojshme“-thuhet në letrën e gjyqtares për KLGJ.

Njësia e Mbrojtjes së Veçantë ka buxhet më vete dhe parashikon një strukturë tjetër speciale njësia operacionale. Shtatë prokurorë dhe gjyqtarë ruhen aktualisht për shkak të kërcënimeve dhe dosjeve të forta që kanë nën hetim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY