Pensionistja sulmohet sapo merr pensionin në Shkodër, në çantë 150 mijë lekë

Pensionistja sulmohet sapo merr pensionin në Shkodër, në çantë 150 mijë lekë

186
0
Shares

Një pensioniste u sulmua sot në Shkodër pasi kishte tërhequr pensionin prej 150 mijë lekë të vjetra.

Sulmuesi ishte një 34 vjeçar nga Malësia e Madhe që për fat u kap nga policia ende pa shpenzuar paratë.

“Kapet në flagrancë, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, autori i dyshuar.

Sekuestrohet çanta me 15 500 lekë të rinj që tentoi t’i merrte 34-vjeçari, të moshuarës.

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuar me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte t’i merrte me dhunë çantën një shtetaseje të moshuar.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

E. T., 34 vjeç, banues në fshatin Rec, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u sekuestrua çanta me 15 500 lekë të rinj, që mbante 73-vjeçarja (pensioniste)”, njoftoi policia e Shkodrës.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY