Larg syve të opozitës, 2 bashkryetarët e reformës zgjedhore hartojnë një program

Larg syve të opozitës, 2 bashkryetarët e reformës zgjedhore hartojnë një program

97
0
Shares

Dy kryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj, larg syve të anëtarëbe të tjetë të komisionit por edhe grupeve parlamentare dhe opozitës kanë rënë dakord një draft pune që parashikon mbylljen e reformës zgjedhore deri në 25 mars.

Fillimisht komisioni planifikon të përmbyllë seancat dëgjimore me partitë politike, OJF vendase dhe organizma ndërkombëtarë në Shqipëri.

Ndërsa muaji shkurt do të jetë i fokusuar te rekomandimet e OSBE/ODHIR, specifikisht për të ndërhyrë në:

– Regjistrimi i subjekteve zgjedhore

– Regjistrimi i kandidatëve dhe numri për çdo zonë zgjedhore

– Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve

– Barazia gjinore për organet dhe administratën zgjedhore

– Shqyrtimi i propozimeve për votën e emigrantëve

– Metodologjia e votimit për zgjedhësit me qëndrim jashtë

Po gjatë këtij muaji, do të diskutohet edhe çështja e herësit, për të gjetur mënyrën se si do të shpërndahen mandatet, raporton klannews. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY