Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk...

Noka nga kryesia e Kuvendit: Grupi parlamentar i PD i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë

105
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha sot nga kryesia e Kuvendit se grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Nuk ka bashkëpunim me dy pengjet e qeverisë, tha ai duke patur parasysh Bashën dhe Alibeaj.

Noka e bëri deklarimin pas mbledhjes së grupit parlamemtar të PD te kryesia e kuvendit.

“Grupi parlamentar i PD është i bashkuar. Edhe PD është e bashkuar. Modalitetet janë në përfundim.
Diskutuam format dhe mënyrën e aksionit tonë opozitar.
Jemi besoj të qartë të gjithë që Edi Rama është njeriu që ka instaluar narkoregjimin më të egër që mund të ketë njohur historia. Ai e urren parlamentin.
Fakti që Sali Berisha dhe grupi parlamentar i PD i pamundësoi atij të kishte një sukses në parlament, i pamundësoi përballjen, sepse Edi Rama prej muajsh e ka braktisur parlamentin, sepse nuk mund të përballet me të vërtetat, realitetin e Sali Berishës dhe të deputetëve të PD-së dhe të opozitës. Si pasojë e kësaj, nëpërmjet hanxharëve të tij në drejtësi ai ndërmorri aktin e arrestimit të Sali Berishës”, deklaroi Noka.

Pyetje-përgjigje:

Pyetje: A ju bashkohen në këtë ‘rrugët të Shpresës’ edhe deputetët e Gazment Bardhit.
Flamur Noka: Deputetët janë të gjithë të PD-së, jemi të gjithë bashkë në aksion, formalitetet janë për të përfunduar bashkimin tërësor dhe fuzionin total në PD-në.
Pyetje: A jeni bashkë dhe jashtë parlamentit.
Flamur Noka: Bashkë jemi kudo dhe në çdo hap tonin.
Pyetje: Si i komenti deklaratat e Lulzim Bashës që tha se tymi në parlament i shërben, Edi Ramës.
Flamur Noka: Të njëjtat gjëra ka thënë edhe Edi Rama. Ju lutem, kur të më bëni pyetje për opozitën ju flas për opozitën. Kur më bëni pyetje për marionetat e pushtetit, ju vetë e thatë, çfarë thotë Edi Rama e thotë dhe marioneta e tij.
Pyetje: A keni diskutuar në këtë mbledhje dhe ka një vendim që të protestohet në datën 15 me nisjen e sesionit parlamentar, para parlamentit.
Flamur Noka: Që ky sesion parlamentar nis si një nga sesionet më të errëta të parlamentarizmit nuk ka nevojë për koment. Fakti që ne jemi në fillim të këtij sesioni me ndryshimin e Ligjit për Komisionet Hetimore, tregon që kemi një parlament që vetëm për qytetarët nuk është, po tentativë për të shuar mekanizmat e kontrollit që ka opozita në parlament, praktikisht për ta kthyer opozitën në fasadë, dhe ne nuk do ta pranojmë, do ta refuzojmë. Ai e ka bërë këtë me shpresën se nuk do të hetohet, por Edi Rama ta harrojë! Pavarësisht se është përpjekur që ta servirë si fakt, një ligj që vetëm demokratik nuk është, një gjë do të ju them, Edi Rama ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për abuzimet me PPP-të, Portin e Durrësit, përfitimet e thjeshtrës; bashkëshortes. Edi Rama dhe Taulant Balla ta harrojë se do t’i shpëtojë hetimit për TIMS, se aty janë vjedhur të dhënat, dhe u janë dërguar armiqve të Shqipërisë dhe NATO, se aty janë zhdukur të gjitha provat që e lidhin, Olsi Ramën me drogën dhe kokainën në pikat e kalimit kufitar, aty janë zhdukur edhe hyrjet – daljet dhe shoqëritë e pafundme me McGonigal. Që të gjitha këto PD-ja është e vendosur dhe do të gjejë mënyrën për t’i hetuar.
Pyetje: Si do të shkoni të hënën në parlament, si një grup parlamentar bashkë siç ishit këtu sot dhe si do ta koordinoni aksionin politik në vazhdimësi.
Flamur Noka: Ne prej 4 muajsh jemi bashkë dhe kemi rakorduar çdo akt e aksion në parlament. Ai parlament është i narkotrafikantëve dhe jo i shqiptarëve.
Pyetje: A i frikësoheni bashkimit të votave të Lulzim Bashës me Edi Ramën për reformën zgjedhore, sikurse e paralajmëroi një ditë më parë, se nëse miratohet me konsensus, pra me grupin e tij reforma zgjedhore, ai mund të shikojë mundësinë të japë votat për projektligje të tjera.
Flamur Noka: Unë shpresoj dhe besoj shumë tek koshienca e deputetëve që kanë dalë nga votat e demokratëve, këtu sigurisht bëhen përjashtim dy pengjet, Brava dhe Alibasha, të cilët nuk kanë asgjë që i lidh me opozitën, por gjithçka që i lidh me Edi Ramën.
Pyetje: Me Bashën keni përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi, po me deputetë të tij keni komunikime.
Flamur Noka: Unë sapo thashë që deputetë që kanë dalë nga votat e demokratëve, do të jenë në lartësinë e kërkesave që demokratët kanë ndaj tyre dhe të përgjegjësisë që ata i kanë motivuar. Këtu i përjashtoj vetëm dy pengjet.
Pyetje: PS-së vetëm dy vota i duhen…
Flamur Noka: Atëherë po vërtetoni këtë që po them, që në Shqipëri nuk ka demokraci, por është një narkoregjim. E tha Rama, nuk do të konsensus për reformën zgjedhore apo për akte të tjera madhore. Ai është i vendosur për të shkatërruar deri në fund parlamentarizmin dhe demokracinë në vend. Ne jemi të vendosur për ta mbrojtur atë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY