Lulzim Basha, si e komenton ai arrestimin e Sali Berishës

Lulzim Basha, si e komenton ai arrestimin e Sali Berishës

133
0
Shares

Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me arrestin e Sali Berishës duke theksuar se PD duhet të ecë përpara dhe të lërë pas të shkuarën.

“Kam dy reagime, njëri është në rrafshin personal tjetri në rrafshin politik. Në rrafshin personal nuk më vjen mirë, më vjen keq që një njeri që kam bashkëpunuar, një njëri që ka dhënë kontributet e veta të përfundojë këtu. Çfarë kam pasur për ti thënë ja kam thënë. Por në fund secili bën zgjedhjen e vet në jetë dhe duhet të marrë përgjegjësinë për zgjedhjen që ka bërë.

Kjo është njëra anë e kostos, që sjellja e tij i solli të gjithëve. Kjo është kosto që i ka dhënë familjes së tij, por edhe një kosto PD dhe vendit.

Nga ana tjetër është e domosdoshme që PD të ecë përpara, ta lënë të shkuarën pas dhe të ecin përpara. Jo të shkelin mbi të shkuarën, as të mohojnë, por të ecin përpara dhe përgjigja zyrtare është që në çdo rast qëndrimi i PD është që drejtësia të bëjë punën e saj të papenguar dhe çdo politikan, duke filluar nga unë i parë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë pa asnjë kufizim. Për këtë kam çuar në Parlament heqjen e imunitetit”, tha Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY