Berisha përshëndet protestën: Edhe një njeri mund të jetë shumica

Berisha përshëndet protestën: Edhe një njeri mund të jetë shumica

72
0
Shares

Sot këtu jeni shumica sepse guximi juaj i jep guxim mbarë qytetarëve! Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë, u tha Berisha mbështetësve të tij që protestuan edhe sonte në ditën e dhjetë përballë apartamentit të Berishës.

“Por ju garantoj se jeni sot simboli më i ndritur i shpresës për shqiptarët.

Se jeni sot, simboli që rrezaton sot në të katër anët e vendit shpresë.
Jeni sot drita që ndriçon rrugën e mendjes për çdo shqiptar.
Përpjekja juaj, beteja që ju nisët, zgjon çdo ditë e më shumë luanin e fjetur në zemrat e demokratëve, në zemrat e opozitarëve të Shqipërisë.
Drita që ju lëshoni, era e shpresës dhe ndryshimit, tmerron çdo ditë, struk çdo ditë Edi Ramën, aleancën e krimit dhe nxjerr para shqiptarëve të gjithë shëmtinë e tij.
Miqtë e mi, një president i madh amerikan, Abraham Linkoln, ka thënë njëherë se një njeri mund të jetë shumica, ndaj dhe ju garantoj se ju sot këtu jeni shumica.
Ju jeni shumica sepse guximi juaj i jep guximit mbarë qytetarëve.
Sepse shpresa që mbillni është jetike për shumicën e shqiptarëve.
Ju jeni shumica sepse shumica nuk e do kurrë këtë pushtim të aleancës së krimit me pushtetin.
Ju jeni shumica sepse duhet një shesh për t’u përballur për një kauzë të drejtë. Duhet një shesh për t’i dalë zot Shqipërisë, për t’u dalë zot të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Duhet një shesh për t’u thënë shqiptarëve se Shqipëria nuk do jetë kurrë pa opozitë.
Se ëndrra e Edi Ramës për një Shqipëri pa opozitë, do bëhet pluhur nga ju”, deklaroi Berisha.

Në vijim kreu i PD konstatoi se si mediat fshehën lajmin e pretencës së prokurorisë amerikane për Mc Gonigal në të cilën faktohet porosia e Ramës për të shembur opozitën shqiptare.

“Dëgjoj shpesh, lexoj në media të thonë se çfarë po bën bota ndaj kësaj që ndodh në Shqipëri. Bota po bën atë që duhet të bëjë, por ne kemi një problem të madh.
Vendin e mbulon një vello e zezë e propagandës së mashtrimit të narkoregjimit të Edi Ramës.
Çfarë mund të bëjë bota më shumë se sa të dërgojë në sallën e gjyqit, Edi Ramën si të korruptuar? Çfarë presin shqiptarët më shumë se kaq?
Dje, në mediat e SHBA, mediat e Europës dhe mbarë botës, superlajmi ishte se prokurori federal i Uashingtonit, dërgoi në gjykatë dosjen e McGonigal, në të cilën McGonigal pranon se ka marrë ryshfet nga Edi Rama.
Pranon pra, se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, korruptoi me para krimi shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun. Në këtë dosje pranohet se Edi Rama i ngarkoi atij misionin makabër të betejës, të shkatërrimit, kundër opozitës shqiptare. Të shpalljes non-grata të Sali Berishës dhe betejës së egër kundër PD-së”, deklaroi Berisha. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY