11 deputetë të PD i drejtohen SPAK dhe ILD për inceneratorin e...

11 deputetë të PD i drejtohen SPAK dhe ILD për inceneratorin e Fierit

108
0
Shares

11 deputetë të Partisë Demokratike i janë drejtuar SPAK dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke i vënë në dijeni për shkeljet e rënda, sipas tyre, të prokurorit Dritan Prençi.

Deputetët e PD thonë se prokurori ka fshehur prova që zyrtarë të lartë të Edi Ramës të dalin pa lagur.

“Prokurori Dritan Premçi qëllimisht ka zhdukur provat që përfshijnë drejtpërdrejt në aferën e inceneratorit të Fierit Damian Gjiknurin, Armando Subashin, Engjëll Agaçin dhe shumë titullarë të tjerë të Ministrisë së Financave, NJZP, etj.
Këto janë vënë në pah nga gjyqtarja Flojera Davidhi.
Në çështjen e Incineratorit të Fierit, Gjyqtarja e Seancës Paraprake, me vendimin nr. 26, të 24 marsit 2023 ka vendosur “Dërgimin e çështjes në gjykim për Incineratorin e Fierit”. Në pika 100, gjyqtare Davidhi, evidenton se, hetimet e kryera prej Prokurorisë SPAK (Dritan Prençit) janë të mangëta, të cekta, të pjesëshme, të devijuara, dhe selektive.
Këto veprime të Prokurorit Dritan Prençi kapërcejnë përgjegjësinë disiplinore ndaj tij, dhe janë veprime të kundraligjshme të ndëshkueshme penalisht, pasi është Prokurori Prençi, që në rastin konkret rezulton të ketë konsumuar me dashje, veprën penale të ”Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Prokurori që ka për detyrë të kryejë hetime të plota, i ka mbyllur hetimet brenda dy javësh dhe nuk ka hetuar shtetasit që përmenden në aktet e kontrollit të KLSH-së dhe Ministrisë së Financave”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e deputetëve të PD publikuar nga deputeti Luan Baçi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY