Vrasja e Gencit, një pistë rekordet kriminale të të atit, Sokolit

Vrasja e Gencit, një pistë rekordet kriminale të të atit, Sokolit

945
0
Shares

Vrasja e 22-vjeçarit Gëzim Sinomataj këtë mbrëmje në Vlorë munnd të lidhet me historitë kriminale të të atit. Gëzimi është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri” dhe i cili u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017. Ai vuante dënimin në burgun e Peqinit prej ku mori leje dhe nuk u kthye më.

“Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Në këtë kohë ai mori të vëllain Bernardin dhe djalin adoleshent dhe u largua nga Shqipëria. Dyshohet se u vendosën në Belgjikë”, raporton gazetarja e kronikës, Anila Hoxha.

Sokol Sinomataj vuante dënimin per vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në qershor të 2002.

Por Sokoli njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait.

“Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai), gjykata e lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë”, tha gazetarja Anila Hoxha.

Ndërkohë se xhaxhait të Gencit 2 vjet më parë i kanë hedhur ne erë makinën.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, tre persona ishin shoqëruar wpër ngjarjen, ku një sasi tritoli u vendos në makinën në pronësi të Bernard Sinomatit.

Bernard Sinomati shpjegojnë burimet policore është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjike, ku nga burgu ka dalë në 2021. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY