Këlliçi: Pronari real i inceneratorit është Veliaj, çfarë urdhërash ka dhënë

Këlliçi: Pronari real i inceneratorit është Veliaj, çfarë urdhërash ka dhënë

78
0
Shares

“Pronari real i inceneratorit të Tiranës, kësaj sipërmarrje korruptive, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ka reaguar vetëm një herë, pas arrestimit të krahut të tij të djathtë, Taulant Tushës, të cilin Veliaj e bëri kurban për të shpëtuar lëkurën e tij”, tha sot anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi.

Erion Veliaj pretendon se është një nga 5 klientët e biznesit korruptiv të Inceneratorit të Tiranës, shpjegoi Këlliçi por faktet tregojnë të kundërtën. Erion Veliaj është pronari real.

“Erion Veliaj është i vetmi që si pronar që jep urdhra se cila kullë duhet të paguajë për depozitimin e inerteve dhe cila jo. Kujtojmë këtu e-mailet për kompaninë Arlis Ndërtim, pronari i së cilës ka ndërtuar 7 kate pa leje përballë zyrës së kryebashkiakut. E-mailet për kullën pas Sahatit. E-mailet për Teatrin Kombëtar.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar i janë dhuruar 1 milionë euro nga paratë e Inceneratorit të Tiranës, në zgjedhjet e vitit 2019.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar, inceneratori i paguan një faturë 300.000 euro për të marë makina në favor të Policisë Bashkiake.

Erion Veliaj është i vetmi që si pronar vendosi të gjithë strukturën e Bashkisë Tiranë në shërbim të biznesit të dherave, strukturë e cila përdori tre lloje policish, Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake dhe Policinë Private të Agron Malajt, për të persekutuar dhe gjobitur të gjithë ndërtuesit e Tiranës dhe jo vetëm”, renditi Këlliçin.

PD denoncon pothuajse çdo ditë në lidhje me vjedhjen më të madhe të parave publike përmes inceneratorit të Tiranës duke ofruar dokumenta shumë prej të cilëve depozitohen me pas në SPAK.

Denoncimet vijuan për shkak se SPAK ka arrestuar për inceneratorin e Tiranës zyrtarë të niveleve të dyta ndërkohë që vjedhja po shkon në 120 milionë euro ndërsa dokumentat janë firmosur nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY