Berisha: Të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë

Berisha: Të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë

52
0
Shares

Disa qindra mbështetësish të PD protestuan sot në vijim të proteszës së përdishme para apartamentit të kreut të PD, Sali Berisha.

Edhe pse një shi i dendur protesta vazhdoi gati një orë ndërkohë që përshëndeti nga ballkoni edhe Berisha.

”Të shkërmoqim ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë. Të rinjtë do të marrin në dorë fatin e Shqipërisë”, tha ndër të tjera kryrtari i izoluar i PD.

DEKLARATA/ Ju dëgjoj shpesh me të drejtë të flisni për të huajt që na përkrahin, nuk na përkrahin.
Do të ju tregoj një gjë shumë të veçantë dhe mos e harroni kurrë.
Në 2 korrik të vitit 1990, të rinjtë, më të varfrit e kryeqytetit, në tërësi punëtorë, u vërsulën si luanë mbi muret e ambasadave, hynë në oborr të tyre, pra defakto shemb murinj e Berlinit në Tiranë.
Një diplomat gjerman që bëri gjithçka për suksesin e tyre, që bëri gjithçka që shqiptarët të ndiqnin shembullin e tyre, dhe diktatura të kishte menjëherë fatin e diktaturave të tjera komuniste, shkruan se; unë nuk kisha mbështetje as te kolegët e mi në Tiranë dhe as te qeveritarët e mi në Bon. Dhe mbeta pothuajse i vetmuar.
Pra ju tregova këtë shembull se ne për tu mbështetur, duhet të sakrifikojmë shumë, duhet të tregojmë se jemi ne që vendosim për liritë tona.
Se jemi ne që nuk lejojmë kurrë një Shqipëri pa opozitë.
Se jemi ne që nuk pranojmë kurrë një diktaturë bande.
Se jemi ne që do të votojmë me çdo çmim të lirë dhe do të shikoni ju miqtë e mi, se si prozhektorët nga të katër anët do të vërshojnë mbi ne.
Ndaj dhe ne të bëhemi kështu, shpresa e vërtetë e shqiptarëve, drita e vërtetë e shqiptarëve, por të bëhemi gjithashtu një frymëzim për të gjithë ata që vuajnë në diktaturat të cilat duan gjithnjë një vend pa opozitë.
Të shkërmoqim, të rrënojmë ëndrrën e Edi Ramës të Shqipërisë pa opozitë.
Edi Rama nuk e toleron opozitën, Edi Rama nuk e toleron kritikat, Edi Rama nuk e toleron mendimin ndryshe.
Sot ai e ka katandisur partinë e krimit në një parti identike, mos më keq, se dikur Partia e Punës së Shqipërisë.
Miqtë e mi, ato seli mbjellin, krim, drogë, vjedhje, janë selitë e krimit.
Ndaj dhe thirrja ime për të rinjtë e këtij vendi, shkëputuni nga orbita e indiferencës sepse ajo orbitë po ju largon ju çdo ditë nga Shqipëria dhe Shqipëria çdo ditë vajton, lëngon, përlotet për të rinjtë e saj që nuk i ka më.
Le të themi ne tani; mjaft më, të rinjtë do të marrin në dorë fatin e shoqërisë shqiptare, fatin e Shqipërisë.
Të përballemi në një betejë, në të cilën ju garantoj se përballë nesh kemi kalbësira, dhe vetëm kalbësira.

Berisha: Çdo orë, çdo ditë të bëjmë gjithçka për mobilizimin tonë, për angazhimin tonë në mosbindje civile, në betejën për të përmbysur narkokracinë

U bëj thirrje studentëve, të bashkohen, të marrin kthesën e madhe për të përmbysur këtë diktaturë.
Sot ju në mbarë Europën ju jeni studentët me barrën më të rëndë ekonomike.
Ndërkohë të ardhurat tuaja janë më të ultat në Europë.
Sot ju paguani tarifat më të larta.
Sot ju paguani qeratë më të larta për banimin.
Sot ju paguani taksat më të larta në çdo ushqim që merrni.
Sot me mesatare përjashtohen nga universiteti më shumë se gjysma e moshatarëve tuaj.
Ndaj dhe merrni kthesën, kthesa juaj është shpëtimi i Shqipërisë.
Askush mos të mendojë të ecë më si somnambul drejt zgjedhjeve të Edi Ramës.
Ai që mendon të shkojë i përgjumur me Edi Ramën në zgjedhje, ai defakto firmos vjedhjen e tij të radhës dhe ky do të ishte dështimi i tmerrshëm, përfundimtar i opozitës.
Ndaj dhe çdo orë, ditë që kemi të bëjmë gjithçka për mobilizimin tonë, të bëjmë gjithçka për angazhimin tonë në mosbindje civile, në betejën pa kthim për të përmbysur narkokracinë, për të ecur të sigurtë si njerëz të lirë, drejt zgjedhjeve të lira.
Për të çliruar Shqipërinë nga ky regjim, nga mafia e Xhorxh Sorosit dhe mafia ndërkombëtare.
Shqipëria vetëm si vend i njerëzve të lirë, i njerëzve që votojnë dhe vota e tyre votohet me ndershmëri dhe kushton. Vetëm si vend i njerëzve me dinjitet mund të jetë një partner dinjitoz i fqinjëve të saj dhe miqve të saj në Europë dhe botë.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!
Përsëri mos harroni se sonte në këtë rrugë drita është shtuar, kurse Surreli, pushteti i krimit është në errësirë të plotë.  r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY