Hetime të thelluara për Bedrie Lokun, sekuestrohet telefoni, pyetet i shoqi dhe...

Hetime të thelluara për Bedrie Lokun, sekuestrohet telefoni, pyetet i shoqi dhe familjarë

314
0
Shares

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se në datën 2 janar kur edhe Bedrie Loku i dha fund jetës me fostoksinë në Sukth, autoritetet kanë marrë në pyetje bashkëshortin e 41-vjeçares, Bedrie Loku.

Ai ka deklaruar se një natë para se të ndërmerrte aktin e rëndë, ajo ka qenë në gjendje të mirë dhe ka festuar Vitin e Ri, raporton top channel.

Ai ka deklaruar se bashkëshortja ka pasur stres dhe ankth kohëve të fundit si pasojë e një profili të hapur në platformën TikTok me emrin e saj. Prej kohësh ajo ishte shprehur se nuk e përballonte dot foton që i kanë publikuar, të cilat i kishte denoncuar. Ai është çuar në mëngjes dhe ka parë bashkëshorten të shtrirë përtokë te dhoma e ndenjes në mes të shtëpisë, është dërguar në spital, por nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Grupi hetimor ka sekuestruar fotoksinën e gjetur brenda në banesë, ndërsa hetimet do të vazhdojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes jo vetëm tek pista e bullizimit të saj në rrjetet sociale.

Hapja e një profili fals në Tik Tok që denigronte figurën e Bedrie Lokut në dhjetor të vitit 2022, ka detyruar policinë t’i thellojë më tej hetimet. Policia po verifikohen marrëdhëniet e saj familje për të caktuar veprën penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. Policia po merr në pyetje të gjithë familjarët e 41-vjeçares. Po ashtu hetuesit e çështjes kanë sekuestruar edhe telefonin celuar të viktimës për t’ju nënshtruar ekzaminimeve me qëllim nxjerrjen e të dhënave që mund t’i shërbejnë hetimit.

Para hetuesve kanë dhënë dëshminë vajza dhe vëllezërit të së ndjerës të cilët kanë folur edhe për pista të tjera që nuk lidhen vetëm me denoncimin për bullizimin në rrjetet sociale. Të njëjtat burime raportojnë se grupi hetimor ka këqyrur edhe telefonin e të ndjerës.

Nga rrëfimet e familjarëve mësohet se ndër fjalët e fundit që i kishte thënë të birit ishte edhe shprehja “Unë për nder rroj…”.

Deri tani nuk është gjetur ndonjë provë implikuese që të përfshijë personat me të cilët ka komunikuar para aktit ekstrem. Megjithatë, telefoni pritet t’i nënshtrohet një ekspertize më të thelluar. Edhe këtë herë policia dhe prokuroria reagojnë me vonesë ndaj një rasti të ndjeshëm dhe vetëm pas ngjarja u bë publike.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY