Ndahet nga jeta papritur gazetari dhe përkthyesi Armin Tirana

Ndahet nga jeta papritur gazetari dhe përkthyesi Armin Tirana

275
0
Shares

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur publicisti dhe përkthyesi Armin Tirana, miku i shumë mediave në Tiranë dhe kontributor me përkthime nga më të lexuarat në shtyp dhe media online.

Armin Tirana ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në moshën 57 vjeçare pas një goditje të beftë.

Armin Tirana ka punuar prej 17 vitesh në gazetën “Rilindja Demokratike” por edhe në gazeta të tjera e media online.

Në fillimet e Droni.al në vitin 2015 ai ishte po ashtu i pranishëm me artikujt dhe përkthimet e tij të spikatura.

Armini jetonte prej vitesh në Gjenevë me familjen ndërsa vijonte me përkthimet e tij.

Aemini i përket një familje të vjetër të kryeqytetit, djalë i Ali Tiranës, nip i familjes Vrioni.

Ndarja e shpejtë nga jeta e Arminit ka lënë në dhimbje familjen e tij, të afërmit, dhe shumë miq por veçmas ata me të cilët punoi për shumë vite.

Përcjellja e tij për në banesën e fundit u bë sot në mesditë.

Droni.al ndan dhimbjen me familjen e tij, miqtë e të afërmit dhe me shumë gazetarë që do ta kujojnë me nderim mikun e tyre, Armin Tirana. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY