Kryetari i Kuçovës, Hajdari mund të shkarkoher, rrëzohet vendimi i Celibashit

Kryetari i Kuçovës, Hajdari mund të shkarkoher, rrëzohet vendimi i Celibashit

157
0
Shares

Komisioni i Ankimimeve, KAS, në KQZ rrëzoi sot pjesërisht vendimin e kreut të KQZ Ilirjan Celibashi për legjitimin në detyrë të kryetarit të bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari edhe pas verifikimit për mashtrim në deklaratën e dekriminalizimit.

KAS ktheu për rishqyrtim vendimin e Celibashit, sërish tek Celibashi duke i kërkuar këtij të fundit të jepte vendim konform ligjit.

Vendimi i KAS:

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 95/1 të depozituar nga Partia e Lirisë me objekt ” Ankim kundër vendimit të “KQZ” rrëzimin e kërkesës së Koalicioni “Bashkë Fitojme”, për të shpallur të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë , z. Kreshnik Hajdari. Ky vendim i njoftohet menjëherë Kryeministrit për të vijuar me procedurat e parashikuara nga neni 115 i Kushtetutës. Në lidhje me shqyrtimin e projektvendit “Për shqyrtimin e rezultatit
të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, Qarku Berat, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë datë 14 nëntor 2023, ora 12:00, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi pranimin e pjesshëm të Kërkesës Ankimore nr. 95/1, shfuqizimin e vendimit nr. 816, datë 14.11.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, të propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” dhe kthimin e çështjes për shqyrtim tek Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , duke lënë detyrë që të shqyrtojë faktin nëse KQZ në trajtimin e kërkesës ndodhet në kushtet e nenit 66 të Kodit të Procedurave Administrative. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY