Qeveria ndan shpërblim me hatër për administratën, zbulohet vendimi se kush shpërblehet...

Qeveria ndan shpërblim me hatër për administratën, zbulohet vendimi se kush shpërblehet me 100 mijë lekë

517
0
Shares

Qeveria në mënyrë të papritur ka vendosur të shpërblejë me 100 mijë lekë një kategori të ngushtë zyrtarësh. Përmws një vendimi të marrë para një muaji por të njohur vetëm tani qeveria ka shpërblyer punonjësit me kontratë të përkohshme punë në institucionet qendrore, zyrtarët dhe oficerët e burgjeve si dhe administratën e kompanive me kapital shtetërpr mbi 50%.

Detajet e vendimit:
Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 9, e vendimit nr.929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet si më poshtë vijon:
“Për vitin 2023, fondi i veçantë i institucioneve qendrore buxhetore dhe jo-buxhetore, institucioneve të vetqeverisjes vendore, njësive të Fondeve Speciale, institucioneve publike të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve
dhe vetqeverisjes vendore, nuk përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e
punonjësve. Ky përcaktim nuk zbatohet për:
a) Punonjësit mbështetës organikë dhe me kontratë të përkohshme mbi 6-muaj, në njësitë e qeverisjes qendrore, të cilët shpërblehen në masën 10,000 lekë.
b) Punonjësit e Policisë së Burgjeve si dhe punonjësit e tjerë civil të sistemit të burgjeve, përfshirë edhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshem te Burgjeve, për të cilët masa e shpërblimit nuk tejkalon nivelin e një page mujore.

dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror në varësi të institucioneve qendrore

c) Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të cilët shpërblehen deri në 50,000 lekë.”,

2. Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sipërpërmendur përballohen nga:
● Fondet e lira në zërin e shpenzimeve të personelit të njësisë dhe nga Fondi i Veçantë, për punonjësit sipas pikës 1.
● Fondi Rezervë i Buxhetit , në masën 380,000,000 lekë për punonjësit sipas pikës 2.
● Fondet e veta të miratuara për vitin 2023, për punonjësit sipas pikës 3.
3. Ngarkohen njësitë e qeverisjes sw pwrgjithshme, Ministria e Financave dhe
Ekonomisë, dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare,, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY