Teliti: Veliaj kaloi buxhetin e bashkisë si Lindita Nikolla, në 6 minuta

Teliti: Veliaj kaloi buxhetin e bashkisë si Lindita Nikolla, në 6 minuta

175
0
Shares

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti tha sot se buxheti i bashkisë kaloi në këshill për 6 minuta pa marrë parasysh propozimet e opozitës.

“Me nje rast te paprecedente ne historikun e tre dekadave te fundit te punes se keshillit bashkiak, ku ne menyre te pajustifikuar, te padrejte dhe ne abuzim te fuqise se kartonit, mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryetari i bashkise, miratoi brenda 6 minutave, pa asnje diskutim dhe pa asnje debat buxhetin e vitit te ardhshem dhe mbyllen mbledhjen e keshillit bashkiak, duke konkuruar keshtu denjesisht me rekordin parlamentar te miratimit te buxhetit”, tha Teliti.

Nënkryetari i këshillit tha se keshilltaret demokrate ne keshillin bashkiak propozuan nje sere amendamentesh te domosdoshme per t’u implementuar ne buxhetin e bashkise, duke filluar qe nga reduktimi i takses se prones dhe takses se ndikimit ne infrasktruture, anullimin e takses se perkohshme per infrastrukturen arsimore, ulje te tarifave te pastrimit, parkimit dhe hapesirave publike.

“Gjithashtu kishim propozuar reduktimin e numrit te pergjithshem te punonjesve, uljen e ndjeshme te shpenzimeve operative te panevojshme te strukturave bashkiake dhe anullimin e cdo shpenzimi qe lidhet me procesin fantazem te incenertimit te mbetjeve”, tha Teliti që përfaqëson eehe opozitën në drejtimin e këshillit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY