ZHUPA/ Qeveria i fsheh Gjykatës Kushtetuese raportin negativ të UNESCO/s për koncesionin...

ZHUPA/ Qeveria i fsheh Gjykatës Kushtetuese raportin negativ të UNESCO/s për koncesionin e Butrintit

129
0
Shares

Gjykatës Kushtetuese i është fshehur raporti i UNESCO i misionit të tetorit 2022 dhe është mashtruar gjatë procesit gjyqësor nga Këshilli i Ministrave sikur ky raport nuk ekziston, deklaroi sot deputetja e PD, Ina Zhupa përmes një postimi në rrjete sociale.

“Këtë raport e kërkoi Gjykata Kushtetuese dhe dha afat deri në 30 nëntor. Në gjykata unë ju thashë nga burimet e komunikimeve me telefon ky raport kishte ardhur dhe e kishte qeveria shqiptare. Kryetarja Holta Zacaj pyeti përfaqësuesin e qeverisë dhe mashtroi dha që nuk ka raport, cfare kishim i kemi dhënë.

Mashtroi duke sajuar edhe një email në 11 natës me ambasadoren tonë në UNESCO”, shkruan Zhupa.

Përgjigja e UNESCO:
“Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit të misionit të të përbashkëtë Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, ju lutemi të jeni ë informuar se ky raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërorenë Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore” a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY