Tiranë, këshilltarët demokratë, propozojnë uljen e çmimit të parkimit, heqjen e taksave...

Tiranë, këshilltarët demokratë, propozojnë uljen e çmimit të parkimit, heqjen e taksave nga fatura e ujit

145
0
Shares

Grupi Demokrat i këshillit bashkiak të bashkisë së Tiranës ka propozuar disa amenidme per buxhetin 2024 te Tiranes.

Më poshtë është lista e propozimeve:
-Ulje me 30% të taksës mbi ndërtesen.

– Përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

-Ulje me 30% të taksës së tabeleve reklamuese.

-Anullimi i taksës së përkohshme për infrastrukturën arsimore.

-Përgjysmin të tarifës së pastrimit për familjarët dhe subjektet tregtare.

-Ulja me 30% të tarifave të parkimit, sidomos ato të zonës A.

-Përgjysmimi i tarifës së hapesirës publike.

-Subvencionimi i plotë të tarifes së ushqimit për fëmijët në cerdhe dhe kopshte.

-Alokimi i një fondi prej 200 milionë leke për skemën e re të subvencioneve në bujqësi.

-Vendosja në PBA-në 2024-2026 të rregullit të artë: “Shpenzimet e personelit dhe shpenzimet operative (zerat 600-602) nuk duhet të tejkalojnë nivelin 50% të shpenzimeve vjetore të parashikuara.

-Ulja graduale të numrit të përgjithshëm të punonjësve gjatë 3 viteve të ardhshme, konkretisht me 10% gjatë vitit 2024, 10% gjatë vitit 2025, 10% gjatë vitit 2026, me qëllim krijimin e një administrate të vogël dhe eficente në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të Kryeqytetit.

Këshilltarët demokratë bënë edhe propozime të tjera që mund të ndikonin cilësinë e jetës në Tiranë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY