Kush ishte shënjestra e Kep Arapit në Shijak dhe roli i shef...

Kush ishte shënjestra e Kep Arapit në Shijak dhe roli i shef Dedan Gjonit

241
0
Shares

Një ndër emrat e njohur të periferisë së Durrësit Kep Arapi me emrin e vërtetë Rexhep Rapi, u arrestua sot në banesën e tij më Sukth.

Ai u gjet i përfshirë në tentativën për vrasjen e Xhevdet Plakut pas bashkëpunimit me shefin e krimeve në Shijak në atë kohë, Dedan Gjoni.

Xhevdet Plaku i njohur si Akili, drejtonte një grup kriminal droge nl Amsterdam dhe urdhri për vrasjen e tij erdhi po nga grupe kriminale në Amsterdam.

Kep Arapi është arrestuar me urdhër të SPAK pasi është gjetur në telefonata në skaycc me Dedan Gjonin, ish zyrtar i policisë në Shijak në atë kohë.

Kep Arapi ka kërkuar info Dedan Gjoniz rreth një personi që do vritej prej tij, Xhevdet Plakut,  ndërsa ky i fundit e ka thirrur shënjestrën në komisariat. Gjoni i ka dërguat Arapit foton e personit dhe orën kur do të dilte nga komisariati.

Shenjestra arriti ti shpëtonte atentatit pasi autorët e këtij atentati u tërhoqën. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY