Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes...

Vendim edhe për pagesën e ushqimit. Kush përfiton kredi me zero interes nga mjekët, ushtarakët dhe policët

350
0
Shares

Nis zbatimi i programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Programi parashikon kredi me zero interes, për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ky është një program i aplikuar për herë të parë këtë vit,mundësuar përmes ndryshimeve të posaçme ligjore dhe administruar online në e-albania, duke mundësuar në bashkëpunim me banka të nivelit të dytë kredi të lehtësuara, interesi i të cilave subvencionohet tërësisht nga buxheti i shtetit.

Iniciativa e këtij viti për të mbështetur me kredi me zero interes 300 punonjës të rendit, mbrojtjes dhe shëndetësisë do të shtrihet edhe vitin tjetër.

“Interesat bankare janë mbi 6%. Janë shumë për dikë që ka vetëm një pagë dhe për më tepër nuk është e lehtë për bankat që ta japin këtë kredi duke pasur parasysh perspektivën, ndërsa duke patur këtë kredi me asnjë interes, ndryshon krejtësisht panorama dhe të gjitha llogaritë që Ministria e Financave ka bërë, është shumë e qartë që ky është një program fitues për të gjithë ata që përfshihen në këtë program.

Ne kishim 300 kuota këtë vit. Për hir të vërtetës është hera e parë. Procesi vetë ka pasur disa probleme të natyrës burokratike, çështje dokumentesh, plotësime të parregullta të dokumenteve etj, por është vetëm fillimi. Edhe ne, edhe aplikantët do të mësojnë nga ky moment i parë dhe vitin e ardhshëm ne do të vazhdojmë me dhënien e këtyre kredive. Do të kemi mundësinë që ta zgjerojmë numrin dhe do të ketë mundësi për të gjithë ju në këto kategori, ndërkohë që ne po shohim edhe zgjerimin që të bëheni me shtëpinë tuaj”, deklaroi kryeministri Rama në fjalën e tij.

 

Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla tja se ky është vetëm fillimi i një rruge të re mbështetjeje afatgjatë për familjet e reja të atyre që i shërbejnë ditë-natë shtetit dhe qytetarëve të

“Kur, në 15 korrik mora detyrën e ministrit të Brendshëm një prej angazhimeve të mia të para ishte të arrinim të përmbyllnim deri në festat e këtij fundviti, 100 kreditë e para, me interes zero, për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ne kemi bërë një studim brenda Policisë së Shtetit dhe kemi dalë në konkluzionin që kemi 934 punonjës të Policisë së Shtetit që kanë nevojë të trajtohen me kredinë zero. Se kjo nuk është e lehtësuar, është zero! Nuk paguan asnjë interes, zero interes për punonjësin e policisë dhe me vlerën vjetore të inflacionit vjetor, në fund të këtij procesi, të del shtëpia falas.

Angazhimi im dhe i qeverisë, me mbështetjen e Kryeministrit, është që në vitin e ardhshëm, të kemi të paktën 300 punonjës të Policisë së Shtetit që përfitojnë dhe pastaj me këtë zhvillim ekonomik të vendit, në 2025, të shkojmë e të përmbyllim dhe 500-en tjetër të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë nevojë për t’u trajtuar me një banesë me kredi zero, falas.

Nga 92 punonjës të Policisë së Shtetit që janë sot këtu, përfitues, 16 punonjëse janë vajza, 76 të tjerët janë djem, dhe e bukura e kësaj është që pjesa më e madhe, 78, janë punonjës të rolit bazë.

Dhe sot Këshilli i Ministrave, qeveria shqiptare, miraton projektvendimin për t’i dhënë çdo punonjësi policie, pagesën e prapambetur të ushqimit për gjithë vitin 2023. Pastaj në vitin 2024 kjo do të jetë një politikë e vazhdueshme”, tha ministri i Brendshëm Taulant Balla. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY