Dy liderë të opozitës serbe në grevë urie, Vuçiç vodhi zgjedhjet

Dy liderë të opozitës serbe në grevë urie, Vuçiç vodhi zgjedhjet

154
0
Shares

Dy liderët e koalicionit “Serbia kundër dhunës”, Marinika Tepiç dhe Miroslav Aleksiç, janë në grevë urie që nga 18 dhjetori në ambientet e RIK-ut, institucioni që menaxhon zgjedhjet.

Ata kanë thënë se do të vazhdojnë me grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave që janë anulumi i zgjedhjeve në Beograd.

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën në Beograd për të tretën mbrëmje me radhë para selisë së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (RIK) duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve në kryeqytetin e Serbisë.

Sipas mediave serbe demonstruesit u mblodhën me ftesë të koalicionit më të madh opozitar “Serbia kundër dhunës”.

OSBE/ODIHR njoftoi më 18 dhjetor se zgjedhjet u shënuan nga parregullsi të rënda, keqpërdorime të fondeve publike, dominim mediatik i presidentit Aleksandar Vuçiç, një fushatë negative dhe përhapje frike. r.r

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY