NJU JORK / Një grua 35 vjeçare “hidhet” nga çatia duke mbetur...

NJU JORK / Një grua 35 vjeçare “hidhet” nga çatia duke mbetur e vdekur

179
0
Shares
Nga Beqir SINA – New York City
Nëna e dy fëmijëve Alina Page mbasi u grind me burrin e saj u hodh nga çatia e ndërtesës me 36 kate, një ndërtesës luksoze kjo në NYC
Gruaja që u “hodh”nga një ndërtesë e lartë luksoze në pjesën e qyetit “Upper East Side” dyshohet se pati një “zënkë” të momentit me bashkëshortin e saj, vetëm pak çaste para se ajo të bënte hedhjen fatale nga kati i 36 i ndërtesës ku ata jetonin, thanë për shtypin njujorkez burime nga vendngjarja–
Të njëjtat burime thanë se burri pas sherrit me gruan u largua duke përplasur derën , kështu të paktën ka thënë një komshi e çiftit duke pohuar se “burri i saj nuk ishte as në shtëpi” kur bashkëshorjta u hodh nga kati i 36të.
Policia tha se Alina Page, 35 vjeç, u hodh nga çatia “roof” nga që ajo banonte  në katin e fundit (36-të) të ndërtesës “The Brittany” pasi mendohet se u “shamatos” me bashkëshortin i cili i ka bërtitur asaj për të i ndaluar “zakonin” e pirjes jashtë kontrollit të alkolit, thanë burimet e dala nga hetimet e deri tanishme  për gazetën njujorkeze  “The Post”.
The Post shkruan se bashkëshorti i saj, Brian Page, u tha atyre se ai nuk ishte aty kur ndodhi tragjedia, por nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve nëse kishte një zënkë mes tyre, para tragjedisë dhe ku dhe kur e mësoi ai aksidentin.
“Ajo ishte dashuria e jetës sime, ishte shpirti im i pandar”, tha bashkëshorti zemërthyer për “Post. “Tani jam i shkatërruar tërsisht, nuk di ç’të bëjë”
Policia:
Policia tha se Alina, Nëna e dy fëmijëve para se të shpallej e vdekur nga mjekët u gjet me thyerje të rënda kockash dhe e mbuluar e tëra në gjakë, në përputhje me një rënie nga një lartësi e madhe, si kjo.
Page u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt presbiterianin NewYork/Weill Cornell në gjendje kritike, por më vonë u deklarua e vdekur prej plagëve të saj.
Ajo jetonte në një apartament të bler nga kjo ndërtesë e re së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët në adresën York Avenue dhe East 92nd Street . Alina kishte të sajën një anije private , konfirmuan burime të shumta.
Page, thanë disa burime për gazetën The Post, ishte me origjinë nga Rusia, ndërsa burri i saj Brain është amerikan. Ajo postonte shpesh imazhe në Facebook të saj duke buzëqeshur me burrin dhe me dy fëmijët e saj të vegjël.
Ajo dhe bashkëshorti i saj kishin vetëm 11 ditë për të festuar 16 vjetorin e martesës.
Policia nuk e ka etiketuar zyrtarisht rënien e Page si një vetëvrasje, por banorët i thanë The Post se ndërtesa ka masa të jashtëzakonshme sigurie për të parandaluar një rënie aksidentale, nga çdo katë.
“Kangjella rrethuese e çatisë – Roof-it, është me të vërtetë e lartë … Unë do të thosha të paktën 4 metra,” tha një qiramarrëse për çatinë e ndërtesës, ku ajo banon dhe ndodhi tragjedia.
Banorët ngrenë dyshime :”Dritaret janë të sigurta dhe nuk  hapen. Të gjitha dritaret kanë sigurinë e fëmijëve. Kështu që ajo nuk do ta bënte, dotë vetem një hedhje të tillë …..”
Pallati “Brittany” i cili është vetëm pak blloqe larg “Gracie Mansion”, është një ndërtesë me apartamentet e njohur për “pamjet e pabesueshme panoramike të ujit” të lumenjve East river  dhe Harlem river.
Një apartament me dy dhoma gjumi dhe dy banjo aty mund të kushtojë rreth 7,500 dollarë, në muaj – sipas axhensisë “StreetEasy”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY