SPAK zgjeron hetimet. “FactCheck” zbardh emrat, kush u përfshi në skandalin e...

SPAK zgjeron hetimet. “FactCheck” zbardh emrat, kush u përfshi në skandalin e pallateve të Valiasit mbi pus

383
0
Shares

4 zyrtarë të lartë, Kreu i Fundit Shqiptarë të Zhvillimit, Kreu i Emergjencave Civile, Prefekti Tiranë dhe Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës po investigohen nga SPAK në lidhje me ndërtimin e pallateve të rindërtimit mbi Minierën e Valias, ndërtime për të cilat bashkia Kamëz refuzoi dy herë të jap leje. Kjo është arsyeja edhe pse ishte në SPAK, Haki Çako.

Sipas “FactCheck” të gazetarit Arsen Rusta, anëtarë të kabinetit “Rama” pritet të pyeten nga SPAK për këtë projekt që AKBN e ka vlerësuar të rrezikshëm.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) kishte ngritur alarmin më 4 maj 2021 se s’mund të ndërtohej në atë zonë pa mbyllur më parë puset dhe bërë rehabilitmin.

Të hënën do paraqiten në SPAK për t’u pyetur, Dritan Agolli, drejtori i fondit shqiptarë të zhvillimit i cili është edhe investitori i projektit të pallateve mbi minierë; Adrim Qendro, Prefekti i Qarkut Tiranë, Viola Haxhiademi Sekretaria e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe z.Haki Çako drejtori i Emergjencave Civile, raporton “FactCheck“.

Rindërtimi i Valiasit pas tërmetit, një projekt me qindra apartamente, u ndërtua në një zonë mbi minierën e Valiasit dhe pusin që shërbente për të lidhur sipërfaqen me tynelet e minierës së qymyrit deri në 150 metra thellësi.

AKBN e ngriti alarmin për të ndaluar procesin  por institucionet shtetërore vijuan punën sëbashku me kompaninë ndërtuese.

Tani,  vetëm pak muaj pas përfundimit, themelet e pallatave janë fundosur disa centimetra, një proces që bë në rrezik banorët dhe mund të çojë dëm disa miliona euro investim.

Shkresa e firmosur asokohe nga drejtori i AKBN-s, z.Ardian Bylyku duhej të dëgjohej.

“Grupi i specialistëve, pas verifikimit në vend, konstatoi se, në zonën e rrezikshme sipër punimeve vertikale të hapjes së ish minierës së Qymyr Gurit Valias ka filluar ndërtimi i një blloku banimi me 6 godina disa katëshe, aktualisht po hidhen themelet”, shkruhej në letër. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY