Opozita bllokohet te dera e Parlamentit. Deputetët e PD, strategji tjetër, ndalohen...

Opozita bllokohet te dera e Parlamentit. Deputetët e PD, strategji tjetër, ndalohen deputetët e qeverisë të hyjnë, debati Bardhi-Xhaçka

96
0
Shares

Garda e Republikës ndaloi sot hyrjen e deputetëve të opozitës në Parlament ndërsa deputetët e mazhorancës kalian në sallë përmes një hyrje të pasme që kalon nga banjot dhe më pas në hollin e Parlamentit.

Për gati dy orë pati përplasje të forta mes deputetëve të opozitës dhe gardës që pretendon se idhte aty për deputetët e përjashtuar.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në mbështetje të tyre, ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë të ditur se Garda po ndalon të gjtihë deputetët pa përjashtim.

Opozita ka aplikuar sot një tjetër model rezistence. Demokratët kanë bllokuar të gjitha hyrjet e parlamentit, disa prek tyre kanë mbajtur të bllokuar hyrjen kryesore, ndërsa Gazment Bardhi me disa të tjerë kanë penguar hyrjen e deputetëve të PS nga hyrja e pasme, përbri Akademisë së Shkencave.

Ata nuk lejuan ish-ministren Olta Xhaçka të futet brenda në Kuvend mdërkaq deputeti Gazment Bardhi, pati edhe një përplasje verbale me të.

“Nuk është hyrja ‘hajdutët brenda, të ndershmit jashtë’. As me investime strategjike. Bëji gati kyçet e dorës dhe shumë shpejt,” tha Bardhi gjatë debatit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY