Si e komenton Berisha deklaratën e Wisner për moskomunikim me të

Si e komenton Berisha deklaratën e Wisner për moskomunikim me të

186
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se i ngarkuari me punë i SHBA iu përgjigj ‘rrezikut anglo-amerikan’ të Ramës. Anglezët nuk u përfshinë te reforma në drejtësi.

Ndërkohë ai komentoi edhe deklaratën e Wisner në lidhje me të ku u shpreh se nuk mund të komunikonte me Berishën pasi është i disenjuar nga SHBA për korrupsion madhor.

“Nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e të ngarkuarit me punë të SHBA, i cili shprehet se nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata. Që këtu, mua nuk më takon të komentoj më tutje këtë problem.
Por ka një rrugë, e vetmja rrugë është të paraqitet një dokument i vetëm që të faktohet ajo për të cilën flitet në vendim dhe unë bëj zgjidhjen më të plotë të problemit.
Kjo është përgjigja ime”, deklaroi Berisha.

Në vijim Berisha tha se Wisner foli pas Ramës që e ndau SHBA nga reforma në drejtësi.

“Po ajo siç e kuptova unë atë intervistë, hiq pjesën time, ajo ishte një përgjigje kundër rrezikut anglo-amerikan të Edi Ramës të shpallur në kongresin e partisë.
Ju e vutë re, e ktheu termin anglo-amerikan, termin e përdorur nga ati i tij shpirtëror, Enver Hoxha.
Ka pasur një libër ‘Rreziku anglo-amerikan’. Pse them se e mori nga libri dhe jo nga realiteti. Sepse qeveria britanike nuk mori pjesë në reformën e drejtësisë.
Qeveria britanike dërgoi ekip me juristë të shkëlqyer. Erdhën, panë se çfarë ishte, kuptuan që ishte çdo gjë përveç reformës dhe u larguan pa marrë pjesë fare në proces.
Ndaj dhe them se Edi Rama e kishte atavizëm atë kontributi anglo-amerikan, ishte një silogjizëm me rrezikun anglo-amerikan, sepse anglezët nuk u angazhuan, u larguan.
Bile i takova ata, erdhën në zyrën time, biseduam gjatë në atë kohë dhe në fund ata u larguan. Njerëz fisnike, e panë se nuk ishte punë reforme”, tha Berisha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY