Flet për herë të parë pas arratisjes, Arben Ahmetaj: Do dal

Flet për herë të parë pas arratisjes, Arben Ahmetaj: Do dal

122
0
Shares

ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj i cili la Shqipërinë pak orë para publikimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e tij ka folur për herë të parë pas 6 ditë arratisje në një vend ende të panjohur jashtë Shqipërisë.

Ahmetaj akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, pasi gjatë kohës që ka qenë ministër, ka favorizuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, duke marrë para prej tyre.

Ai dërgoi një mesazh sonte në emisionin Opinion të Blendi Fevziut.

Mesazhi i Ahmetaj; Do dal kur ju te lexoni dosjen.

Do dal kur ju te tregoni qe akuzohem se kam pas njohje e shoqëri me nje njeri qe ne ate kohe ka qen njeri normal dhe ne punet e veta.

Do dal kur te lexoni qe akuzohem per korrupsion se ish gruaja ime ka shit metra katrore ne treg t lire.

Do dal kur t kuptohet qe bashkjetusja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksion te pastër bankar nje prone.

Do dal kur te kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qene kurre po kurre  pronar i asaj prone qe te ishte ne gjendje qe ta falte apo dhuronte.

Do dal kur te lexoni gjithë letrat e mia ne favor te interesit publik si ato qe shyqyr qe dolen sot.

Do dal kur e verteta te ket mar rruge.

Do dal kur ju te beni pyetje te vertete se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj

Do dal kur ta kuptoni qe skam pas lidhje me proceduren.

Atehere do dal.

Do dal kur t lexoni se ato biseda te 2012 jane komplet impotente ne aspektin e lobimit apo favorizimit, aq me teper ne opozite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY