Berisha sjell në vëmëndje mbledhjen me Edi Ramën në 2015, 2 zv/ministra...

Berisha sjell në vëmëndje mbledhjen me Edi Ramën në 2015, 2 zv/ministra nuk firmosën

76
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka sjellë në vëmëndje të publikut një mbledhje bordi në 2015 në lidhje me inceneratorët ku dy ministra apo zv/ministra refuzuan ta firmosnin.

Detajet:

Ju duhet ta dini pak, se më datën 5 shkurt të vitit 2015, jo Lefter Koka që i takonte si mnistër të shkonte në zyrë të kryeministrit, por Edi Rama dhe Engjëll Agaçi zbresin në zyrën e Lefter Kokës për të falsifikuar dokumentin. Në atë zyrë kishte 5 zv.ministra të quajtur anëtarë të Komitetit të Emergjencave që i ishte shpallur për të cjedhur Edi Rama. Për hir të së vërtetës, dy prej tyre nuk e firmosën. Ylli Manjani, dhe mos gaboj Arben Isai nuk pranuan të firmosin me gjithë presionin që iu bëri Edi Rama me Agaçin.
Edi Rama për të krijuar terrenin për këtë vjedhje të madhe mori çdo vendim fals, por mbi të gjitha ai krijoi kuadrin antiligjor mbi të cilin u bazua e tërë kjo vjedhje.
Ky kuadër qendron me firmën e tij në kundërshtim me rekomandimin e Agjencisë Kombëtare të Prokurimeve Publike që është me ligj dhe Kushtetutë. Autoriteti përgjegjës ligjor në fushën e prokurimeve. Në kundërshtim me atë Edi Rama firmosi t’i jipej në thonjza Zotos, se Zoto nuk është asgjë tjetër veçse agjenti i Edi Ramës, t’i jepej me negociatë të mbyllur tenderi i Elbasanit.
Edi Rama hapi rrugën të dashur qytetarë. Krijoi mekanizmin e vjedhjes, dhe tenderi pa asnjë pjesëmarrje iu dha atij që deshi Edi Rama me Engjëll Agaçin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën e me rradhë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY