Kapen në Krujë dy persona që u kapën me ferma kanabisi

Kapen në Krujë dy persona që u kapën me ferma kanabisi

23
0
Shares

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në fshatin Shkozë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin A. F., 36 vjeç, banues në Thumanë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 36-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi A. F., në bashkëpunim me babanë e tij dhe me një shtetas tjetër (i arrestuar më parë), ka kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, në 10 sera në afërsi të banesës së babait të tij.

Gjithashtu, në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kapën shtetasin në kërkim S. T., 35 vjeç, banues në Fushë Krujë, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY