E rëndë në plazhin e Vilë Boshtovës, mbyten në det babai me...

E rëndë në plazhin e Vilë Boshtovës, mbyten në det babai me 2 djemtë e tij

108
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Vilë Bashtovës teksa tre persona, nga Tirana, babai me 2 djemtë e tij humbën jetën pasi u mbytën në det.

”Në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre persona, pjestarë të së njëjtës familje (babai Elvis Halilaj, rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç)”, njofton policia e Fierir.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY