Humb jetën papritur oficeri i policisë në Dhërmi

Humb jetën papritur oficeri i policisë në Dhërmi

121
0
Shares

Një efektiv policie humbi jetën sot ndërsa ishte në kohën e shërbimit.

”Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg”, njoftoi policia e Vlorës.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY