Kushëriri ekstremist islamist i dogji dy herë lokalin Noysit

Kushëriri ekstremist islamist i dogji dy herë lokalin Noysit

89
0
Shares

Eraldo Musteqja, i cili dyshohet se i ka vënë në dy raste zjarrin lokalit të reperit Noizy në zonën e Currilave në Durrës. Ai u kap sot në flagrancë fill pasi i vuti zjarrin lojalit në një nga rrugët e preferuara të qytetit.

Sipas policisë ai është kushëri i Noizyt.

Vetë reperi i njohur Noizy ka reaguar ditën e sotme pasi lokali i tij u dogj sërish. Noizy shprehet se Eraldo Musteqja u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram.

Më herët ai i ka vënë zjarrin derës së banesës ku jetonte e ëma e reperit.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Lokali i Noizyt sapo ishte rihapur pas zjarrit të vendosur në datën 11 Qershor, ndërkohë që dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm janë shënuar dëme të shumta materiale.

Postimi i Noizyt:

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit.
Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful @zins_durres është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro
Aksident i rëndë në Maliq, makina përplas dhe “fluturon” për disa metra këmbësorin, transportohet me urgjencë në spital.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY