Zyra, distrikt i dritave të kuqe. PD, si e komenton videoskandalin në...

Zyra, distrikt i dritave të kuqe. PD, si e komenton videoskandalin në Kukës, selia bli

121
0
Shares

Video lidhet me pushtetin dhe abuzimin me të thuhet në një deklaratë të Partisë Demokratike në lidhje me videonskandalin e kryetarit socialist të Kukësit, Safet Gjici.

“Së pari, është përdorimi i zyrës së kryebashkiakut si dhomë gjumi apo shtëpie publike, çka shënon mungesën e respektit për institucionet dhe për votuesit.

Së dyti, është shenjë se pushteti i fituar pa të drejtë, me para dhe abuzime elektorale, çon në sjellje të tilla të padenja për një funksionar publik dhe prind.

Së treti, video e Gjicit është shenja se pushteti i Edi Ramës nuk ushtrohet ndryshe veçse duke shkelur ligjin dhe kodet e etikës, duke përdhosur zyrat e shtetit. Pushtetit të tij nuk i mjaftojnë shtëpitë, hotelet, makinat. Ky pushtet, pasi merr me forcën e abuzimit elektoral zyrat e shtetit, i kthen ato në “distrikt të dritave të kuqe”, thuhet në deklaratën e PD.

Në vijim PD thekson në deklaratën e saj se video e Gjicit është simptoma e kësaj mënyre të ushtruarit të tij, abuzimi me postin, të konsideruarit e detyrës si mundësi për të kënaqur funksionarin dhe jo shërbyer qytetarin.

“Safet Gjici si modeli që Rama ka zgjedhur, nga Veriu në Jug, nuk mund të podhonte trashëgimi tjetër veç asaj që la në Kukës. Një qytet të zbrazur nga ku duan të ikin të gjithë, me stadium dhe aeroport ku nuk ka tifozë dhe as udhëtarë. Një zyrë kryebashkiaku e cila u vulos me zgjedhje të vjedhura dhe me nderin e institucionit dhe të trevës të përdhosur. Ndërkohë që organet e ligjit bëjnë punën e tyre, dhe duke qenë se vendi i kryetarit të Bashkisë është tashmë vakant, i bëjmë thirrje Edi Ramës të njoftojë Presidentin për vakancën, dhe ky i fundit të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve”, thuhet në deklaratën e PD. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY