Arrestohet ish Presidenti i SHBA, Donald Trump

Arrestohet ish Presidenti i SHBA, Donald Trump

133
0
Shares

Është arrestuar këtë pasdite ish-Presidenti amerikan Donald Trump.

Ai fill pas arrestimit ka dalë paranjë gjykatë federale në Majemi për akuzën e mbatjes së paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme.

Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. Sipas aktakuzës, mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi.

Një nga dokumentet fliste për mbështetjen e terrorizmit nga një vend i huaj kundër interesave të SHBA-së.
Nëse shpallet fajtor, zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY