DIBËR/ Policia çudit, mbërrin në shtëpi para se ai të shkrepë çiften

DIBËR/ Policia çudit, mbërrin në shtëpi para se ai të shkrepë çiften

34
0
Shares

Vihet në pranga 46-vjeçari që ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur, si dhe i kanosi ato se do ti vriste me armë gjahu.

Sekustrohet arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari kanosi familjarët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Trepç, njësia Administrative Melan, një shtetas po ushtronte dhunë ndaj familjarve të tij si dhe po i kërcëntonte ato me armë gjahu, menjëherë kanë kaluar në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të munduar kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Sh., 46 vjeç.

46-vjeçari, për motive xhelozie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, si dhe i ka kanosur se do ti vriste me armë gjahu çifte.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut çifte me të cilën 46-vjeçari ka kanosur familjarët e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY