Belind Këlliçi flet për herë të parë pas votimeve: Çfarë pret të...

Belind Këlliçi flet për herë të parë pas votimeve: Çfarë pret të ndodhë në PD

20
0
Shares

Belind Këlliçi ishte i ftuar këtë të hënë në Klan News ku foli për situatën në PD pas zgjedhjeve të 14 Majit. Ai u pyet nga gazetarja Mirela Milori a do të pranonte të bëhej kryetar i Partisë Demokratike nëse kjo gjë do t’i kërkohej.

Këlliçi u shpreh se nëse do ta kishte këtë ambicie do të luftonte dhe do ta kërkonte atë. Ai u shpreh se në këto momente kërkohet që PD-ja të jetë frymëzueze dhe e bashkuar për të mundur Edi Ramën. Për këtë u shpreh se duhet që palët të lënë mënjanë egot personale dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje për të gjithë demokratët.

Këlliçi ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e 14 Majit, ku humbi përballë Erion Veliajt.

Ju jeni një politikan shumë i ri dhe pjesëmarrja nga këto zgjedhje, nga analistët politikë, pjesëmarrja juaj thoshte në çdo rast jeni me fitore duke parë në perspektivë etj etj. Pyetja ime është kjo. Nëse do tju kërkohej të bëheshit kryetar i PD-së do ta pranonit?

Belind Këlliçi: Nuk e di ku ndodh kjo që të kërkojnë që të bëhesh kryetar i një partie politike. Unë nëse do ta kisha këtë ambicie do të luftoja dhe do ta kërkoja këtë ambicie. Unë hyra në një garë tërësisht koshient që është një garë e pabarabartë. Tërësisht i bindur për të gjitha problematikat që do të kisha përballë, për të gjithë makinerinë e pushtetit që kisha përballë. Për të gjithë problemet sa i përket financimit të fushatës, sa i përket pasqyrimit mediatik. Jam kandidati mbase më i diskriminuar. Kjo është bërë dhe publike. Falenderoj televizionin tuaj që më ka dhënë një hapësirë pothuaj të barabartë mediatike. E falenderoj jashtë mase që ka pasqyruar realitetin, por kjo nuk ka ndodhur me të gjitha mediat. Kam qenë koshient. Kam garuar pa komisionerë dhe pa numërues. Kam qenë koshient për këtë situatë. Kam hyrë për të dhënë shembullin e një të riu që le mënjanë edhe mandatin e deputetit dhe privilegjin që mund t’i japë mandati i deputetit.

Rrethana ju sjell që juve ju kërkohet të jeni kryetar i PD-së. Do ta pranonit?

Belind Këlliçi: Unë nuk e di si e sjell rrethana. Unë nuk e kam kërkuar këtë rrethanë. Nuk është kjo çështje diskutimi për momentin. Nuk është në tryezën e diskutimit dhe nuk është kjo një çështje që më shqetëson mua apo është çështje prioritare e imja. Ajo që mua më intereson është një PD që frymëzon, që rrezaton fitore, që i flet gjithë shoqërisë, një PD e bashkuar dhe që mund Edi Ramën. Se si arrihet këtu janë 1001 pengesa patjetër që duhet të ulemi të gjithë për gjetur një zgjidhje. Duhet të lemë mënjanë egot personale, duhet të ulemi për të gjetur një zgjidhje për të gjithë demokratët. Pa mohuar realitetin.tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY