‘Dushku i radhës’/ Berisha: Tom Doshi ishte në aleancë me Edi Ramën...

‘Dushku i radhës’/ Berisha: Tom Doshi ishte në aleancë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për blerjen e votave

30
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një bisedë në rrjete sociale se aleanca e Edi Ramës me Tom Doshin prodhoi ‘Dushkun e radhës’.

Tom Doshi ishte në aleancë me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për blerjen e votave, tha Berisha.

Argumentat:

Ne po bëjmë një analizë me përgjegjësi të plotë të dramës së këtyre zgjedhjeve.
Unë kuptoj dhe mirëkuptoj plotësisht çdo kërkesë nga mbështetësit tanë dhe jo vetëm, që PD të bëjë një analizë transparente dhe i garantoj se PD do e bëjë.

Por ne jemi të angazhuar non-stop për të identifikuar dhe vërtetuar gjithçka bëri këto zgjedhje më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë.
Analiza e deritanishme tregon në mënyrë të qartë si kristali se në një seri bashkish nga veriu në jug, koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ i janë marrë përdhunshëm mandatet.
I janë marrë mandate me forcën e bandave nga veriu me përqendrim maksimal në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Durrës, Elbasan, Sarandë, Vlorë, Korçë dhe një seri rrethesh të tjera.

Zgjedhjet u blenë haptas sepse mbi 100 mln euro u shpërndarë për asfalte, zhavorre dhe rindërtime.
Pra, kemi të bëjmë me një fenomen që nuk ka ekzistuar. Rrogat dhe pensionet nuk janë rritur kurrë dhe nuk janë përdorur kurrë për fushatë elektorale.
Ndërkohë, shpërndarja nën dorë, makineria mafioze e blerjes së votës, duke dhënë nën dorë edhe gjer në 600 euro për votë, duke u ofruar komisionerëve 10 mijë euro, edhe 20 milionë lekë, ishte në proporcionet më të paimagjinueshme.

Sigurisht që blerësi kryesor i këtyre votave është Edi Rama dhe makineria e tij e narkoshtetit.
Por kemi një fakt kësaj herë. Dushkun Doshi. Tek po vija këtu, një aktiviste më shkruan nga Peshkopia, se këtu në rrethin tonë, një parti pa seli, pa kryetar dhe pa anëtar, ka fituar 6 këshilltarë me faktin e vetëm se Doshi ka sjellë thasët me para dhe ka shpërnda thasët me para.

Ajo nuk e ka bërë këtë vetëm në Peshkopi. Në këto zgjedhje ai ka marrë mbi 200 mijë vota, pa mbajtur njëherë të vetme një fjalim, pa bërë një herë të vetme një takim, pa paraqitur kurrë në jetën e tij një program, përveç aleancës me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën, i cili i dha me firmë të njerëzve të tij, komisionerët dhe numëruesin në një shumicë bashkish të vendit.
Ne po bëjmë një analizë shumë serioze në zotimin tonë se do të mbrojmë votën e shqiptarëve dhe në mënyrë absolute do marrim të gjithë vendimet se kjo dëshmon se këtu zgjedhje të vërteta përveçse farsë, nuk ka. a.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY